Tronditet Prizreni: dy tentime vrasjeje brenda 24 orëve

by informim peje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy raste të tentim-vrasjes, ku në të dy rastet është përdorur thikë si mjet i sulmit.

Në njërin rast, i dyshuari dhe viktima janë shtetas të huaj. Sipas Policisë, pas një përleshjeje fizike, një shtetas i huaj ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është goditur me thikë nga një person tjetër, po ashtu shtetas i huaj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

banner

Në rastin tjetër, një qytetar kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur dhe sulmuar fizikisht me thikë nga një tjetër person, po ashtu shtetas i Kosovës. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Të dy rastet janë cilësuar si “Tentim Vrasje” dhe janë duke u trajtuar nga organet kompetente.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy