Zbatimi i ligjit në zonat turistike: Edhe Thethi përballet me shembjen e ndërtimeve të paligjshme

by informim peje

Një aksion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) është duke u zhvilluar sot në Theth, ku janë nisur për të shembur ndërtimet pa leje në këtë zonë të mbrojtur dhe me rëndësi të veçantë turistike.

Dhjetëra forca policie dhe grupe të IKMT janë pozicionuar në qendër të Thethit, ku pritet të fillojë zbatimi i planit të shembjes së 11 objekteve të identifikuara si të ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

banner

Ndryshe nga herët e tjera, deri më tani aksioni po zhvillohet pa përplasje apo rezistencë nga banorët, të cilët në aksionet e mëparshme kanë protestuar kundër prishjeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy