Sala Jashari: Vetëvendosje po sillet si fituese absolute – nuk mund të ketë kompromis me imponim

by engel

Deputetja e PDK-së dhe bashkëkryesuese e seancës konstituive, Sala Jashari, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për qasjen që po ndjek në përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se VV po sillet sikur të kishte shumicën absolute dhe po tenton të imponojë një kandidaturë të vetme për kryetar të Kuvendit.

Pas mbylljes së seances nga kryesuesi Avni Dehari, Sala Jashari si deputetja më e re e Kuvendit e cila është e ulur pranë Avni Deharit, ka vendosur që të vazhdoj seancen dhe t’i drejtohet deputeteve më disa fjalë:

banner

“Gjendem këtu përpara jush sepse edhe sot VV sillet sikur të ishte me më shumë se 50 për qind të ulëseve në parlament,” deklaroi Jashari, duke akuzuar partinë fituese se po shkel parimet bazë të sistemit parlamentar dhe demokratik.

Ajo theksoi se insistimi i Vetëvendosjes që kandidatja e tyre të votohet përmes një procedure të fshehtë dhe pa marrëveshje me partitë e tjera, nuk përbën kompromis.

“Kompromisi i tyre është përpjekja e vazhdueshme për ta votuar vetëm një të propozuar për kryeparlamentare dhe atë në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare – por ky nuk është kompromis,” shtoi ajo.

Jashari përsëriti thirrjen për zgjidhje të ngërçit institucional, duke theksuar se qytetarët e Kosovës meritojnë një Kuvend funksional dhe bashkëpunues.

“Sistemet parlamentare dhe demokratike janë të ndërtuara mbi bazën e kompromisit,” tha ajo. “Edhe sot po bëj thirrje për atë që është e drejt dhe që qytetarët e Kosovës e meritojnë.”

Procesi i konstituimit të Kuvendit, tashmë në përpjekjen e 43-të të dështuar, vazhdon të mbetet i bllokuar, me dallime të mëdha ndërmjet Vetëvendosjes dhe partive të tjera opozitare lidhur me formën e votimit dhe procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy