Besian Mustafa: Qasja e VV-së është “ose Albulena kryetare, ose flaka i dalë vendit” – Kushtetuta kërkon konsensus

by engel

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar ashpër mënyrën se si Lëvizja Vetëvendosje po e menaxhon procesin e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar qasjen e saj si kërcënuese dhe të dëmshme për stabilitetin institucional.

“Për Vetëvendosjen, ose zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, ose flaka i dalë këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë një qasje të tillë,” deklaroi Mustafa, duke nënvizuar mungesën e gatishmërisë së VV-së për kompromis.

banner

Ai pranoi se partisë së parë në zgjedhje i takon e drejta ekskluzive për të propozuar kandidatin për kryeparlamentar, por theksoi se kjo e drejtë vjen e bashkëshoqëruar me përgjegjësinë për të ndërtuar konsensus.

“Është e vërtetë se partisë së parë i takon e drejta ekskluzive për të propozuar kryetarin e Kuvendit, por me këtë, Kushtetuta e ka obliguar që me të drejtën ekskluzive të ketë përgjegjësi për të lejuar konsensus. Kushti për 61 vota e obligon që të kemi një emër të pranueshëm për shumicën,” tha Mustafa.

LDK, si pjesë e opozitës, po kërkon një proces gjithëpërfshirës, ku përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk imponohet në mënyrë të njëanshme, por të mbështetet në marrëveshje politike ndërmjet partive parlamentare.

Përplasjet mes Vetëvendosjes dhe opozitës vazhdojnë ta mbajnë Kuvendin të bllokuar, ndërkohë që dështimi për të konstituuar legjislaturën brenda afatit kushtetues mund të sjellë pasoja të rënda, përfshirë edhe shkuarjen në zgjedhje të reja.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy