Konfirmohet, dueli historik mes Fury dhe Usyk do të zhvillohet më 18 prill

by Nexhat

Tyson Fury ka konfirmuar se do të rikthehet në ring për përballjen e tretë me Oleksandr Usyk, në një duel epike që do të zhvillohet në stadiumin legjendar “Wembley” në Londër, më 18 prill 2026.

Lajmin ka bërë të ditur vetë Fury përmes një postimi në rrjetet sociale, ku tha se është gati për hakmarrje ndaj rivalit ukrainas.

banner

“Dua një shans të drejtë dhe nuk besoj se kam pasur një të tillë dy herët e fundit,” deklaroi Fury, duke theksuar se këtë herë synon një fitore të pastër dhe bindëse.

Fury, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ishte tërhequr nga boksi në janar të këtij viti, pas humbjes me vendim unanim ndaj Usyk në përballjen e tyre të dytë.

Usyk kishte triumfuar edhe në ndeshjen e parë, në maj të vitit 2024, atëherë me vendim shumice.

Ndërkohë, Sergey Lapin, kreu i stafit të Usyk, ka konfirmuar se ndeshja e tretë ka qenë gjithmonë në plan, por ka theksuar se fokusi aktual i kampionit ukrainas është sfida e radhës.

Usyk do të ngjitet në ring më 19 korrik 2025, po ashtu në “Wembley”, ku do të përballet me kampionin e IBF-së, Daniel Dubois.

Vetëm pas kësaj sfide, vëmendja do të përqendrohet te dueli historike me Fury

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy