Kandidati për kryetar, Mushkolaj kritikon qeverisjen lokale për gjendjen e KF Deçanit

by engel

Në një reagim të ashpër në rrjetet sociale, kandidati për kryetar të komunës së Deçanit, Jeton Mushkolaj, ka ngritur zërin për gjendjen kritike të klubit të futbollit KF Deçani, duke e cilësuar si pasojë të neglizhencës së skajshme institucionale. Klubi, dikur simbol krenarie për qytetin, është aktualisht pa menaxhim dhe staf teknik, dhe mungon tërsisht një vizion të qartë për të ardhmen.

Në njoftimin publik të klubit, toni është dëshpërues: mungesë totale e udhëheqjes, heshtje dhe pasiguri për fatin e një prej klubeve më të vjetra në komunë. Reagimi i Mushkolajt si një kritik politike ndaj pushtetit aktual lokal, është një akuzë për braktisje të qëllimshme të sportit si pjesë e jetës dhe rekreacionit për qytetarët e Deçanit.

banner

“Ky pushtet në Deçan ka dëshmuar se nuk e përkrah sportin!” – shkruan Mushkolaj në Facebook, duke paralajmëruar se me të në krye, sporti në komunë do të jetë “super prioritet”, me investime të cilat synojnë kthimin e KF Deçanit në Superligë.

Ai premton se nga 12 tetori fillon “epoka e re për sportin deçanas”, një deklaratë që përveç premtimeve për zhvillim sportiv, bart edhe mesazhe politike që synojnë të mobilizojnë bazën e votuesve sportdashës.

Ky zhvillim nuk është vetëm një çështje sportive, ka nuanca të dukshme politike kur dihet se zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti. Në një komunë ku sporti ka rol identitar, braktisja e tij mund të kushtojë politikisht shumë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy