Kryetari Ferati u bën thirrje qytetarëve për kujdes maksimal pas shfaqjes së zjarreve të shumta

by engel

Komuna e Istogut po përballet me një situatë tejet shqetësuese si pasojë e zjarreve të shumta që kanë përfshirë fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc. Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, ka lëshuar një apel urgjent për të gjithë qytetarët, duke theksuar se situata është alarmante dhe kërkon kujdes maksimal e bashkëpunim nga të gjithë.

Nëpërmjet një postimi publik, Ferati ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve, Policia e Kosovës dhe institucionet tjera përgjegjëse janë në terren, duke punuar pa ndërprerë për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarrit. Qëllimi kryesor është parandalimi i përhapjes së mëtejshme të flakëve dhe mbrojtja e pronave, tokave bujqësore dhe sigurisë së banorëve.

banner

Kryetari Ferati ka apeluar fort te secili qytetar i Istogut që të tregojë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat bujqësore dhe pyjore. Ai ka theksuar rëndësinë e mosdjegies së barishteve, mbeturinave apo sendeve të tjera, pasi edhe “një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme”.

Për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate kritike, qytetarët inkurajohen të veprojnë shpejt. “Në rast se vëreni zjarr ose tym, ju lutem lajmëroni menjëherë zjarrfikësit ose Policinë”, shkruhet në apelin e Feratit.

Ferati ka shprehur mirënjohje të thellë për zjarrfikësit, Policinë dhe të gjithë qytetarët që po kontribuojnë me punë dhe mjete për mbrojtjen e asaj që e quajti “më të shtrenjtë”.

Mesazhi i tij përfundon me një notë shprese dhe bashkimi: “Së bashku do t’ia dalim!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy