Berisha reagon për zjarret në Istog: Dëme të mëdha, falënderim për KFOR-in dhe zjarrfikësit

by informim peje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar pas përhapjes së zjarreve në fushat e grunajave në komunën e Istogut, duke shprehur shqetësimin e tij për situatën dhe dëmet e shkaktuara.

“Bashkëndjej me të gjithë qytetarët e Istogut që sot po përballen me zjarret në fushat e grunajave. Dëmet materiale janë të mëdha, por mbi të gjitha, është shqetësimi për sigurinë e njerëzve dhe pasurisë së tyre ajo që na prek më shumë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

banner

Berisha ka falënderuar zjarrfikësit për reagimin e shpejtë dhe përkushtimin e tyre në menaxhimin e zjarreve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional. Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për ndihmën dhe praninë e KFOR-it në këtë situatë emergjente.

“Uroj që dëmet të sanohen sa më shpejt dhe mbi të gjitha, që qytetarët tanë të jenë të sigurt. Në këso momente, solidariteti dhe veprimi i përbashkët janë forca jonë më e madhe”, përfundoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy