Një grua gjen armë në banjot e Aeroportit të Prishtinës – Policia nis hetimet për armëmbajtje pa leje

by engel

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të pazakontë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një punëtore e pastrimit ka gjetur një armë zjarri në një nga banjot e aeroportit.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur gjatë orëve të ditës kur një shtetase kosovare, duke kryer detyrat e saj në zonën e banjove, ka hasur në një armë të llojit pistoletë. Ajo ka njoftuar menjëherë autoritetet për gjetjen.

banner

“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se në një banjo, gjatë pastrimit, ka hasur në një pistoletë. Njësitet policore kanë konfiskuar armën, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje” dhe po hetohet nga njësitë relevante të hetimeve.

Autoritetet aeroportuale ende nuk kanë dhënë detaje shtesë në lidhje me pronësinë apo mënyrën se si arma ka përfunduar në hapësirat e aeroportit, një zonë e cila zakonisht kontrollohet me masa të larta sigurie.

Policia dhe prokuroria janë në fazën fillestare të hetimeve dhe kanë nisur analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë për të identifikuar personin që mund ta ketë lënë armën në vendin e ngjarjes.

Ngjarja po shkakton shqetësim të shtuar për sigurinë në një nga pikat më të rëndësishme të udhëtimit ndërkombëtar në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy