Te Interi marrin frymë lirshëm, klauzola e largimit të Marcus Thuram ka skaduar

by Nexhat

Interi ka rifituar kontrollin e plotë mbi të ardhmen e Marcus Thuram, pasi klauzola e lirimit prej 85 milionë eurosh në kontratën e tij skadoi më 7 korrik.

Tani, çdo transferim i mundshëm i sulmuesit francez duhet të kalojë përmes negociatave direkte me klubin italian, pasi asnjë ekip nuk mund ta largojë më në mënyrë të njëanshme.

banner

Sipas Sky Sports, kjo situatë i jep Interit një avantazh të madh në tryezën e negociatave. Klubi nuk ka asnjë nxitim për ta shitur dhe kërkon mbi 90 milionë euro për ta marrë në konsideratë një largim.

Thuram ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, duke realizuar 18 gola dhe 9 asistime, pavarësisht disa problemeve fizike në fund të kampionatit.

Forma e tij mbresëlënëse dhe përkushtimi në fushë e kanë bërë një pikë kyçe në skemën e Cristian Chivus për sezonin e ri.

Megjithatë disa spekulime për tensione të brendshme, veçanërisht pas disa komenteve të Lautaro Martinez, klubi i mohon kategorikisht zërat për një largim të mundshëm të Thuram.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2028, dhe Interi mbetet i vendosur: nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy