Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen postoi sot një foto me kryeministrin Edi Rama në Twitter ku bëri me dije dhe temën e diskutimit.
Ajo tha se përveç progresit të Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit drejt BE-së kanë diskutuar dhe një plan për rritjen e Ballkanit Perëndimor, gjë që do të afrojë rajonin me Perëndimin.
“Takim shumë cilësor me Edi Ramën. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin tonë të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, tha Von der Leyen.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ndau detaje nga takimi, teksa theksoi se, de-eskalimi i tensioneve në Kosovë është i domosdoshëm për finalizimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!”, bëri me dije Rama.
“Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.
Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri Edi Rama udhëtoi dje në Bruksel.
Very good meeting with @ediramaal.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023
We discussed the progress on Albania's EU accession path and our new Growth Plan for the Western Balkans.
This will bring the region and the EU closer together, and boost prosperity in our partners. pic.twitter.com/B9Tou0EKTW