Manchester City thuhet se ka arritur marrëveshje mbi kushtet personale me yllin e Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White.
Drejtuesit e Cityt dhe trajneri Pep Guardiola nuk e kanë ndërmend të ndalen në këtë afat kalimtar, pasi synojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën.
Pas transferimeve të mëdha si Marcus Bettinelli, Rayan Ait-Nouri, Rayan Cherki dhe Tijjani Reijnder, City është gati edhe për një goditje.
Sipas mediumit TEAMtalk, mesfushori me tipare sulmuesi i Nottingham Forest, Gibbs-White, ka rënë dakord për kushtet personale me Cityn.
🚨 Manchester City have agreed personal terms with Nottingham Forest star Morgan Gibbs-White.
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 10, 2025
There is no agreement yet between the clubs, but the Englishman is believed to have made up his mind on joining City.
(Source: Football Insider) pic.twitter.com/SnQS33GVfy
Burimi raporton se ndërsa një marrëveshje midis klubeve nuk është arritur ende, anglezi ka marrë vendimin për t’u bashkuar me klubin nga Etihad.
Në sezonin e kaluar të Ligës Premier, 25-vjeçari luajti në 34 ndeshje, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë dhjetë asistime

