Rebelët Houthi konfirmojnë: Sulmet ndaj anijeve që lidhen me Izraelin do të vazhdojnë; dy anije të mbytura, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

by informim peje

Udhëheqësi i rebelëve Houthi në Jemen, Abdul Malik al-Houthi, deklaroi se grupi do të vazhdojë të mos lejojë asnjë kompani të transportojë mallra që lidhen me Izraelin përmes disa zonave detare strategjike.

Ai theksoi se ndalimi i vendosur nga Houthi-t për kalimin e anijeve që konsiderohen të lidhura me Izraelin në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik, mbetet ende në fuqi.

banner

“Operacionet tona detare kundër anijeve do të vazhdojnë për sa kohë që vazhdon agresioni izraelit në Rripin e Gazës,” tha al-Houthi.

Rebelët jemenas sulmuan dhe fundosën të dielën dhe të hënën dy anije me flamur të Liberisë, të cilat menaxhoheshin nga kompani greke.

Anija Eternity C u fundos dje, një ditë pasi u mbyt anija Magic Seas, duke vijuar sulmet që Houthi-t kanë nisur që prej nëntorit 2023, gjatë të cilave janë goditur mbi 100 anije.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të Magic Seas u shpëtuan përpara fundosjes së saj.

Ndërsa për Eternity C, katër pjesëtarë të ekuipazhit konsiderohen të vdekur, sipas burimeve të sigurisë detare ata humbën jetën gjatë sulmeve.

Dhjetë persona janë shpëtuar, përfshirë tetë filipinas, një indian dhe një anëtar të ekipit të sigurisë detare me shtetësi greke. Në total, në bord ndodheshin 25 persona, nga të cilët 11 rezultojnë ende të zhdukur.

Që nga fundi i vitit 2023, rebelët Houthi kanë sulmuar dhjetëra anije në brigjet e Jemenit që i konsiderojnë të lidhura me Izraelin, e më pas edhe anije amerikane, duke deklaruar se veprojnë në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës, ku vazhdon lufta midis Izraelit dhe Hamasit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy