Hera e 45-të për Konstituimin e Kuvendit — Vetëm pak ditë nga skadimi i afatit kushtetues

by engel

Sot, më 11 korrik, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 45-të në përpjekje për ta konstituuar organin më të lartë ligjvënës të vendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Pesë muaj pas votimeve, kriza institucionale vazhdon, duke e lënë vendin pa një Kuvend funksional dhe duke rritur presionin politik e qytetar.

Partitë politike kanë ngelur të ngujuara në qëndrimet e tyre, pavarësisht thirrjeve për reflektim dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese që cakton afatin për konstituimin.

banner

Ish-opozita kërkon konsensus dhe marrëveshje. Vetëvendosje insiston në votim të fshehtë dhe kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Deputetë të partive të tjera po e shfrytëzojnë minutazhin e foltores për t’i kërkuar VV-së dhe Avni Deharit të respektojnë aktgjykimin kushtetues.

Deri më tani, nuk ka reflektim nga ana e kryesuesit të seancës, i cili është kritikuar për ndërprerje të arbitrare të mbledhjeve.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, afati prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit po shkon drejt fundit.

Nëse nuk arrihet marrëveshje deri atëherë, kriza institucionale mund të marrë trajta të reja, me pasoja juridike e politike për vendin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy