Serbët dalin me “Deklaratën e Vidovdanit”

by

Qytetarë serbë u mblodhën në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë, ku u paraqit një dokument i quajtur “Deklarata e Vidovdanit”.

Në deklaratën, që e lexuan zyrtarët e partisë më të madhe serbe në Kosovë – Lista Serbe – thuhet se komuniteti serb në Kosovë është “i ekspozuar ndaj dhunës”.

banner

Si shembull i kësaj përmendet, mes tjerash, arrestimi i disa qytetarëve serbë, të cilët Kosova i akuzon për “shkelje të rendit kushtetues”, sulme ndaj misionit të NATO-s, KFOR, policisë dhe gazetarëve.

Disa nga të arrestuarit janë: Millun Millenkoviq – Llune, Dushan Obrenoviq, Dallibor Spasiq, Urosh Vukashinoviq dhe Nemanja Vllashkoviq.

Në “Deklaratën e Vidovdanit” thuhet po ashtu se, nëse Prishtina vazhdon me aktivitetet dhe arrestimet e saj, serbët në Kosovë do të detyrohen t’u përgjigjen “të gjithë atyre që na dëshirojnë të keqen, që ëndërrojnë luftën në vend të paqes”, raporton rel.

“Ne do të jemi të bashkuar në luftën tonë të drejtë për të qëndruar dhe mbijetuar në këto zona dhe për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet tona”, thuhet në dokument.

Aty përmendet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin është rënë dakord në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd dhe i cili duhet t’u sigurojë autonomi më të madhe serbëve në Kosovë.

“Ka ardhur koha që të zbardhet e vërteta dhe të thuhet qartë në këtë Vidovdan: a do të kemi Asociacion? Ndryshe, e dimë çfarë të bëjmë”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy