Kurti në Srebrenicë me Martin Berishajn, Çitaku: Përpjekje për ta pastruar figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda

by Nexhat

Zyrtarja e lartë dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar rëndë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, i cili gjatë vizitës së sotme në Srebrenicë është shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Çitaku thotë se një gjë e tillë është poshtërim dhe fyerje për viktimat e Srebrenicës. Sipas saj, shoqërimi me Berishajn është përpjeke për pastrimin e figurës së tij.

banner

Postimi i plotë:  

Albin Kurti ka shkuar në Srebrenicë për të përkujtuar gjenocidin serb mbi civilët e pafajshëm, nën shoqërinë e Martin Berishajt

Çfarë fyerje

Çfarë poshtërimi

Për Kosovën

Për viktimat

Për gjithë ata që luftuan për drejtësi dhe të vërtetën.

Kur përkujtimi shndërrohet në spektakël hipokrizie, kur në emër të viktimave përpiqesh të pastrosh figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda, kjo nuk është as empati, as drejtësi, është abuzim

Një abuzim i skajshëm me dhimbjen.

Dhe një arrogancë e frikshme ndaj kujtesës historike

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy