Vlora Çitaku kritikon ashpër vizitën e Kurtit në Srebrenicë: “Fyerje dhe abuzim me kujtesën historike”

by engel

Sekretarja e Përgjithshme dhe deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Srebrenicë, ku ai u shoqërua nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Çitaku e cilësoi këtë vizitë si një “fyerje dhe poshtërim” për Kosovën, viktimat e gjenocidit dhe të gjithë ata që kanë luftuar për drejtësi dhe të vërtetën.

banner

Në një deklaratë të publikuar, Çitaku theksoi se ky akt përkujtimi është shndërruar në një “spektakël hipokrizie”.

Ajo akuzoi Kurtin se po përpiqet të përdorë vizitën për të “pastruar” figurën e Martin Berishes të përfshirë në skandale të rënda, duke e quajtur këtë veprim si një abuzim të skajshëm me dhimbjen e viktimave dhe një arrogancë të frikshme ndaj kujtesës historike.

“Kur përkujtimi shndërrohet në spektakël hipokrizie, kur në emër të viktimave përpiqesh të pastrosh figurën e një njeriu të përfshirë në skandale të rënda, kjo nuk është as empati, as drejtësi, është abuzim,” shkroi Çitaku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy