LDK nis zyrtarisht përgatitjet për garën lokale — Abdixhiku: “Ekip i jashtëzakonshëm për Kryeqytetin”

by engel

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hedhur hapin e parë zyrtar drejt zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, duke shpallur dje kandidaturat për kryetarë komunash. Në një atmosferë mobilizuese, kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar kandidaturat për kryetarë të komunave, edhe Përparim Ramën për Prishtinën, duke shënuar nisjen e një fushate që synon të mbaj lidershipin e LDK-së në kryeqytet.

Në ditën e parë pas shpalljes së kandiaturave, Abdixhiku ka marrë pjesë në një punëtori me strukturat e degëve të LDK-së në Prishtinë, ku janë diskutuar hapat konkretë për përgatitjen e programit zgjedhor dhe konsolidimin e ekipit që do të udhëheqë fushatën. Ai e ka cilësuar këtë takim si “pikënisje të finalizimit të programit zgjedhor dhe vazhdimit të vizionit për Kryeqytetin.”

banner

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i LDK-së ka theksuar angazhimin e lartë të strukturave lokale:

“Punë e punëtori. Ekipi i Prishtinës në nisje… Prishtina duhet me u dashtë, jo me u lakmu.”

Ai e përshkruan ekipin si të jashtëzakonshëm dhe të përkushtuar në ndërtimin e një alternative që do të jetë e denjë për besimin e qytetarëve.

Kandidatura e Përparim Ramës për Prishtinën konsiderohet si një përpjekje për të konsoliduar pozitat e LDK-së në kryeqytet, pas sfidave të kaluara zgjedhore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy