Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në trafik dhe rend publik, duke rezultuar në një numër të lartë të gjobave dhe ndërhyrjesh ligjore në gjithë territorin e vendit.
Sipas raportit zyrtar të policisë, brenda ditës janë shqiptuar plot 2,724 tiketa trafiku, duke dëshmuar shkeljet e shumta të rregullave rrugore që po vazhdojnë të përbëjnë rrezik për sigurinë në komunikacion.
Po ashtu, në raport u theksua se janë regjistruar 76 aksidente trafiku – prej tyre 27 me të lënduar dhe 49 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima nga këto incidente.
Në kuadër të veprimeve të tjera policore, gjatë kësaj periudhe 24-orëshe janë arrestuar 20 persona për vepra të ndryshme penale dhe janë proceduar më tej në përputhje me ligjin.

