Iga Swiatek fiton Wimbledonin 2025 pas një finale të jashtëzakonshme

by engel

Kalvari i gjatë dhe sfidues i Iga Swiatek duket se ka marrë fund, dhe në mënyrën më spektakolare të mundshme. Ish-numri një e botës në tenis është rikthyer fuqishëm në skenën më të madhe të sportit, duke fituar për herë të parë në karrierën e saj turneun prestigjioz të Wimbledon 2025.

Swiatek dominoi plotësisht finalen ndaj tenistes amerikane Amanda Anisimova, duke regjistruar një fitore të pastër 6-0, 6-0 në vetëm 57 minuta lojë – një nga finalet më të shpejta dhe më dominuese në historinë moderne të turneut.

banner

Pas një periudhe të vështirë me luhatje në formë dhe presion të madh psikologjik, Swiatek dëshmoi se klasa e saj nuk është zbehur. Finalja ndaj Anisimovës ishte një demonstrim i fuqisë, saktësisë dhe qetësisë – elementë që e kishin bërë atë të pamposhtur në turnetë e mëparshëm të nivelit Grand Slam.

Kjo fitore në Wimbledon shënon titullin e gjashtë Grand Slam në karrierën e saj: katër trofe në Roland Garros, një në US Open, dhe tani, për herë të parë, fitorja e shumëpritur në fushat me bar të Wimbledonit.

Me këtë sukses, Swiatek bëhet tenistja e parë polake që fiton Wimbledon, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e sportit në vendin e saj. Ajo gjithashtu konfirmon rikthimin në formën më të mirë të karrierës, pas disa muajve në të cilët kishte humbur vendin e parë në renditjen botërore.

Fitorja absolute në finale është një sinjal i qartë për rivalet se Swiatek është rikthyer për të luftuar për çdo titull të madh. Forma e saj e jashtëzakonshme, në një nga turnetë më sfidues të sezonit, lë të kuptohet se pjesa e dytë e vitit mund të jetë dominuese për të.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy