Arrestohet shtetasi i RMV në Han të Elezit, i sekuestrohen mbi 16 mijë franga në monedha metalike të falsifikuara

by Nexhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Han të Elezit është ndaluar një veturë e tipit Audi A2 me targa të Maqedonisë së Veriut që drejtohej nga shtetasi maqedonas S.Xh.

Nën ulësen e përparme i janë gjetur qese të plastikës të mbushura me monedha metalike 2 franga zvicerane që dyshohet se janë të falsifikuara.

banner

“Pas kontrollit të rregullt në vijën e parë dhe evidentimit të dokumentacionit përkatës, automjeti është selektuar për kontroll të mëtejmë. Gjatë kontrollit të detajuar nga zyrtarët doganorë dhe policorë, nën ulëset e përparme të veturës janë gjetur qese plastike të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit, të mbushura me monedha metalike 2 franga zvicerane (CHF), të dyshuara si të falsifikuara.”

Sipas Policisë bëhet fjalë për 16,152 franga

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante policore përfshirë ato të hetuesisë. Pas inventarizimit paraprak, rezulton se janë sekuestruar gjithsej 8,076 monedha x 2 CHF = 16,152 CHF, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.”

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori për Krime të Rënda, i cili ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe është iniciuar rasti penal për “Falsifikim të parasë”. Vetura si dhe monedhat e dyshuara janë sekuestruar, ndërsa rasti i është dorëzuar njësisë kompetente të hetimeve rajonale për procedura të mëtejme hetimore dhe procedurale. Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar, me fokus të veçantë ndaj veprave penale që cenojnë sistemin financiar dhe sigurinë publike.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy