Gruda i PDK’së ia lë Deharit një kopje të aktgjykimit të Kushtetueses: Seanca të zhvillohet sipas praktikës së deritanishme

by Nexhat

Deputeti i zgjedhur i PDK’së, Përparim Gruda, në seancën e sotme tha se sipas aktgjykimit të Kushtetueses seanca duhet të udhëhiqet sipas praktikës së deritanishme.

“Unë sigurisht do të propozoj në emër të PDK’së, por më lejoni 10 sekonda për sqarim. Se jemi në seancën e 46 dhe na duhet me u përmbajt se njerëzit presi nga ne që t’i japim zgjidhje. Unë kam me vete aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese… Nuk po e abuzoj… që thotë se seanca duhet të zhvillohet sipas praktikës së deritanishme…”

banner

Atij ia ndali regjia mikrofonin me kërkesë të kryesuesit të seancës, Avni Dehari.

Gruda më pas ia la Deharit një kopje të aktgjykimi të Kushtetueses.

“S’ke nevojë me i lexu krejt, vec ato që i kam nënvizu”, i tha Gruda Deharit.

“Ani, faleminderit”, tha Dehari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy