Opozita vazhdon seancën edhe pas ndërprerjes nga Dehari, e kritikojnë VV’në

by Nexhat

Partitë opozitare kanë vazhduar seancën edhe pasi ajo është ndërprerë nga kryesuesi Avni Dehari.

Nga PDK foli Fadil Demaku, ndërsa nga LDK Armend Zemaj.

banner

Demaku tha se VV “vijnë e shkojnë sikur ua ka borxh ky vend”.

“Kjo vjen si rezultat kur i jepet mundësia atyre që skanë asnjë kontribut dhe s’mbajnë asnjë përgjegjësi për shtetin.”

Zemaj tha se VV kërkon pushtet të plotë dhe të pakontrolluar.

“Parlamentin e sheh si rrezik për kontrollin e saj”, tha ai.

Ndërsa Time Kadrijaj nga AAK tha se VV nuk ka angazhim.

“Në vend që t’i rriten numrat në këtë sallë për këtë komisionin e famshëm të VV’së, ne sot i kemi pasë veç 43 vota për”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy