Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë të DASh-it: Aleanca me SHBA-në është e përjetshme

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Gjatë vizitës, Haradinaj është pritur nga Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë në Byronë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, dhe nga Mark Fleming, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Shtetit në detyrë.

banner

Në këtë takim, Haradinaj ka vënë në pah rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për anëtarësimin e plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është kyçe për këtë rrugë. Aleanca jonë me Amerikën është e përjetshme dhe e pathyeshme”, ka deklaruar Haradinaj pas takimit

Ai gjithashtu theksoi se përkushtimi i Kosovës si vend për të forcuar aleancën me SHBA-në është i palëkundur dhe i përditshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy