Zyrtari i DASh-it përfundon vizitën, ambasada amerikane: Takime konstruktive me akterët politikë

by Nexhat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dal me një njoftim rreth vizitës në Kosovë të zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Në njoftim thuhet se vizita e tij ka përfshirë takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës e bizneset.

banner

Po ashtu është publikuar edhe disa fotografi nga vizita e Hanrahan  në Kosovë.

“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës. Shijoni disa foto nga vizita”, thuhet në njoftimin e ambasadës transmeton/ Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy