Ambasada Britanike mbështet Prokurorinë e Shtetit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

by Nexhat

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim një delegacion nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë të kryesuar nga eksperti për mentorimin e ekipeve të përbashkëta hetimore, Alan Edwards.

Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm, me ç’rast u vlerësuan përpjekjet dhe rezultatet e arritura, sfidat dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

banner

“Vëmendje e veçantë iu kushtua mbështetjes së ofruar nga Ambasada Britanike në forcimin e kapaciteteve të institucionit të Prokurorit të Shtetit në lidhje me ekipet e përbashkëta hetimore si mekanizëm efikas në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit.

U.d. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, falënderoi përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale dhënë për institucionet e drejtësisë, me theks të veçantë për Prokurorin e Shtetit në funksion të forcimit të sundimit të ligjit në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy