Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman Jorn Rohde në Selinë Qendrore të LDK-së.
Gjatë takimit u diskutua për ngërçin institucional në vend.
Abdixhiku theksoi nevojën për formimin e institucioneve funksionale dhe respektimin e Kushtetutës, duke akuzuar partinë e parë për papërgjegjësi dhe mungesë të vullnetit politik. Sipas tij, kjo sjellje minon besimin qytetar dhe dëmton rendin demokratik në Kosovë.
“Në këtë kontekst ai foli për papërgjegjshmërinë e partisë së parë dhe mungesën e vullnetit politik, në mbajtjen peng të funksionalizimit të institucioneve të vendit. Kjo sjellje jo vetëm që dëmton besimin qytetar, por edhe cenon parimet themelore të demokracisë dhe respektimit të rendit kushtetues”, thuhet në njoftim.