Kurti takohet me të Dërguarën e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce

by engel

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një darkë pune me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce. Takimi u mbajt në rezidencën e ambasadës britanike në Prishtinë dhe vjen si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ky është takimi i dytë zyrtar i emisare Pierce në Kosovë në këtë funksion. Ajo kishte vizituar vendin edhe në prill të këtij viti si pjesë e delegacionit të Sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy.

banner

Gjatë bisedës, Kurti dhe Pierce diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë industrinë kreative, diplomacinë, sigurinë dhe mbrojtjen. Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në përgatitje për Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Londër në tetor të këtij viti.

Ai nënvizoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tani, me theks të veçantë në njohjen reciproke të diplomave dhe lëvizjen e lirë, si elemente kyçe për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe për suksesin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në fund të takimit, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës dhe për angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbështetjen e zhvillimit demokratik, ekonomik dhe institucional të vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy