Trump mban trofeun origjinal të Botërorit të Klubeve në zyrën e tij – FIFA i jep Çelsit një kopje

by informim peje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se trofeu origjinal i Botërorit të Klubeve do të qëndrojë në zyrën e tij, pasi FIFA vendosi t’i dhurojë Çelsit një kopje të trofeut.

Trump ishte pjesë e ceremonisë së finales së madhe dhe mori pjesë në festimet e ekipit kampion, ku për një moment u krijua konfuzion në mesin e futbollistëve të Çelsit lidhur me fatin e trofeut.

banner

Sipas mediave amerikane, ishte vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, që e prezantoi trofeun origjinal në zyrën e Trumpit, ku më pas ai ka qëndruar pa u rikthyer te ekipi kampion.

“U thashë: Kur do ta merrni trofeun? Ata më thanë se nuk do ta marrin. Më thanë: Mund ta mbash gjithmonë në zyrë. Do të bëjmë një tjetër,” u shpreh Trump në një intervistë të shkurtër për mediat.

Ky vendim i FIFA-s për të mbajtur trofeun origjinal në SHBA dhe për të dërguar një kopje në Londër është cilësuar i pazakontë dhe ka ngjallur reagime të ndryshme, sidomos mes tifozëve të Çelsit.

Ndërkohë, nuk dihet nëse kjo praktikë do të zbatohet edhe në edicionet e ardhshme të Botërorit të Klubeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy