Dështon marrëveshja për paketën e 18-të të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, shteti evropian bëhet “bllokadë”

by informim peje

Bashkimi Europian nuk arriti të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, pasi Sllovakia kërkoi shtyrjen e vendimit, duke bllokuar përkohësisht procesin.

Lajmin e konfirmoi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, pas përfundimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme në Bruksel.

banner

“Jam me të vërtetë e trishtuar që nuk arritëm një marrëveshje sot. Ishim shumë pranë për të bindur Sllovakinë. Komisioni ka ofruar gjithçka që ata kërkuan. Tani topi është në fushën e tyre”, u shpreh Kallas.

Sipas saj, janë bërë tashmë dy muaj pritje, ndërsa paralajmëroi se vonesa në miratimin e sanksioneve i jep frymëmarrje ekonomike Rusisë, duke e lejuar të vazhdojë agresionin në Ukrainë.

Duke komentuar zhvillimet në Ukrainë, Kallas theksoi përshkallëzimin e sulmeve ajrore ruse dhe ngriti alarmin për përdorimin e armëve të ndaluara: “Fushata e bombardimeve nga Rusia ka arritur nivele rekord. Po shohim përdorim në rritje të armëve kimike të ndaluara, çka tregon qartë se Moska nuk dëshiron paqe”, tha ajo.

Kallas bëri thirrje për unitet brenda BE-së, duke thënë se sanksionet janë jetike për të ndalur aftësinë e Rusisë për të financuar luftën.

Shefja e diplomacisë europiane komentoi gjithashtu deklaratat e fundit të Donald Trump mbi Ukrainën, duke thënë se i mirëpret, por i bëri thirrje SHBA-së për të ndarë më shumë barrën financiare dhe politike të luftës.

“Evropa dhe Amerika po punojnë së bashku, dhe kjo është mënyra më e mirë për të rritur presionin mbi Putinin që të negociojë seriozisht. E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është ta detyrojmë të ndalojë”, tha Kallas.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy