IKMT ka mbyllur aksionin e prishjeve të ndërtimeve pa leje në Theth, pasi ditën e sotme ka shembur edhe objektin e fundit.
Sot është prishur me shpërthim të kontrolluar një godinë 3-katëshe, teksa në total janë shembur mbi 100 objekte.
Aksioni i IKMT filloi pas urdhrit të kryeministrit Rama, teksa për më shumë se 1 javë punonjësit janë përballur me protestat e banorëve të zonës dhe pronarëve të objekteve.
Ata kanë akuzuar Policinë Bashkiake dhe kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, se u kanë marrë ryshfet për t’i lejuar të ndërtonin, ndërkohë që tashmë vijnë t’i prishin.