LDK nesër e çon në Prokurori vendimin e Supremes që e shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ të Qeverisë

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do ta çojë në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme që rrëzoi udhëzimin administrativ të Ministrit në detyrë të Financave për arkat fiskale, me arsyetimin se është i paligjshëm për shkak se Hekuran Murati është edhe deputet dhe se kjo shkel dispozitat kushtetuese.

“Të nderuar përfaqësues të medieve,

banner

Nesër (e mërkurë), në orën 11:30, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon në Prokurorinë Speciale, vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme. E dorëzojmë këtë vendim si dëshmi në 17 kallëzimet penale që i kemi ngritur paraprakisht më datën 8 maj 2025.

Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje!”, theksohet në njoftim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy