Rrëzohet mocioni i Mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerëve – Gjykata nuk pranon kufizimin e akuzave sipas periudhës së konfliktit

by engel

Gjykata Speciale në Hagë ka rrëzuar mocionin e paraqitur nga ekipet mbrojtëse në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të bashkëakuzuarve, i cili kërkonte që të hiqen nga aktakuza të gjitha krimet e pretenduara të kryera para muajit maj 1998 dhe pas 20 qershorit 1999.

Avokatët mbrojtës argumentuan se periudha e konfliktit të armatosur në Kosovë, sipas vlerësimeve të tyre dhe të ekspertëve të fushës, ka zgjatur nga maji 1998 deri më 20 qershor 1999, dhe çdo incident jashtë këtij intervali nuk duhet të trajtohet si pjesë e një konflikti të armatosur në kuptimin juridik ndërkombëtar.

banner

Mirëpo, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara ka vendosur që të hedhë poshtë kërkesën e mbrojtjes, duke i dhënë të drejtë Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) për përfshirjen e krimeve të pretenduara edhe jashtë kësaj periudhe kohore. Kjo nënkupton se aktakuza aktuale mbetet e plotfuqishme dhe përfshin periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999.

Ky vendim përbën një moment të rëndësishëm në rrjedhën e gjykimit që ka tërhequr vëmendje të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi ndikon drejtpërdrejt në hapësirën kohore dhe juridike të përgjegjësisë penale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve është në vazhdim, ndërsa ekipet mbrojtëse pritet të paraqesin dëshmitarët e tyre në javët në vijim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy