Vendimi i Speciales për mocionin e ish-krerëve të UÇK-së, Çitaku: Kur paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, ka padrejtësi speciale

by Nexhat

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale në Hagë rrëzoi mocionin e përbashkët të avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’i hequr nga aktakuza disa pjesë, përfshirë incidente që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Çitaku ka shkruar se kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi, porse ka vetëm një padrejtësi speciale.

banner

Postimi:

“Nuk kemi autoritet”, paska thënë Paneli Gjykues.

Pra, kanë autoritet të vendosin përtej Kushtetutës, përtej ligjeve, përtej çdo kodi etik dhe njerëzor, por nuk kanë autoritet të largojnë pjesë të aktakuzës?

Në fakt, pikërisht ajo është kompetenca e tyre ekskluzive.

Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi.

Ka vetëm një padrejtësi speciale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy