Rrëmbim aeroplani në Kanada – Paralizohet Aeroporti i Vankuverit për një orë

by engel

Një incident alarmues ndodhi të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Vankuverit, një ndër nyjet më të mëdha ajrore të Kanadasë, i cili u detyrua të mbyllej për gati një orë pas raportimeve për rrëmbim të një aeroplani të vogël.

Sipas autoriteteve kanadeze, në orën 13:10 me orën lokale, u mor një njoftim për një avion të vogël Cessna me një motor dhe kapacitet katër-vendësh, që ishte rrëmbyer në zonën e Ishullit të Vankuverit dhe po i drejtohej hapësirës ajrore të aeroportit kryesor të qytetit.

banner

“I dyshuari ishte i vetëm në bord,” deklaroi policia në një komunikatë për shtyp. “Ai u arrestua pa rezistencë dhe pa ndonjë incident pas uljes së avionit, rreth një orë më vonë.”

Ngjarja shkaktoi ndërprerje të menjëhershme në operacionet e aeroportit. Nëntë fluturime hyrëse u detyruan të devijonin drejt aeroporteve të tjera për arsye sigurie. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë hollësi mbi motivet e rrëmbimit apo identitetin e të dyshuarit.

Hetimet janë në vijim, ndërkohë që aeroporti ka rifilluar operimet normale pas rivendosjes së kontrollit të situatës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy