Rikthimi në EQAR, Kurti thotë se është dëshmi e punës dhe angazhimit

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për rikthimin e Kosovës në EQAR.

Ai ka thënë se ky është sukses i madh, si dëshmi e punës dhe angazhimit.

banner

Kurti tha se Kosova ishte përjashtuar nga EQAR për shkak të ndërhyrjeve politike në vitin 2018.

“Rikthimi i anëtarësimit të Kosovës në Regjistrin Evropian për Cilësi të Arsimit të Lartë (EQAR), është sukses i madh dhe i rëndësishëm i cili qëndron si dëshmi e punës dhe angazhimit për të rritur cilësinë e arsimit të lartë e përafruar atë me standartet evropiane. Vendi ynë ka qenë edhe më herët anëtar i këtij organizmi, por në vitin 2018 e patëm humbur anëtarësinë për shkak të ndërhyrjeve politike të qeverisë së atëhershme të PAN-it në strukturën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA)”.

“Qeveria jonë, përmes ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, që në vitin 2021 filloi punën për ta mbështetur AKA-në, duke ia mundësuar kushtet e përshtatshme për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe autonome, me profesionalizëm dhe përkushtim”.

“Tashmë jo vetëm që u rikthyem anëtarë, por edhe me të drejta të plota, duke qenë vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me këtë status. Të jesh anëtar i EQAR nënkupton edhe që universitetet dhe studentët tanë kanë mundësi të kenë qasje të plotë në programet e BE-së dhe të përfitojnë nga mobiliteti, bursat dhe bashkëpunimi ndërkombëtar”, ka shkruar Kurti në Facebook

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy