Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosovën

by informim peje

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Torres u shpreh i nderuar për takimin me Presidenten Osmani, duke theksuar marrëdhënien e veçantë mes dy vendeve.

banner

“Si Bashkëkryetar i Caucus-it për Çështjet Shqiptare në Kongres dhe përfaqësues krenar i diasporës shqiptare në Bronx, pata nderin të takohem me Presidenten Vjosa Osmani të Kosovës”, tha Torres.

Ai vlerësoi rolin e Kosovës si aleati më i fortë i SHBA-së në rajon.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova,” theksoi kongresisti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy