“Kurti tashmë është autoritar, sjelljet e tij janë identike me Dodikun”, thotë Shala

by informim peje

Gjykatës Supreme ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, për arkat fiskale. Në vendimin e Supremes potencohet po ashtu se kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kabineti i tij janë duke qëndruar ilegalisht në postet qeveritare.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, analisti Azdren Shala tha se Kurti tashmë është autoritar, ku shton se i njëjti ka sjellje të ngjashme apo identike me Millorad Dodikun e Bosnje Hercegovinës.

banner

“Në rastin e Hekuran Muratit por edhe të Qeverisë Kurti që realisht e ka shkelë ligjin, sipas Supremes, kjo pos pasojave juridike, do të ketë më shumë pasoja politike. Ne i pamë dje të shqetësuar diplomatë evropianë për reagimin e Qeverisë ndaj Supremes, dhe kjo nuk është dorën në zemër, një kronikë që nuk është paralajmëruar prej kohësh. Unë personalisht ka katër muaj, bash në Klan Kosova e kam thënë, që Kurti tashmë është autoritar dhe sjelljet e tij janë të ngjashme ose identike me Millorad Dodikun e Bosnjës”, tha Shala.

Shala shton se institucionet e Kosovës janë mbajtur të uzurpuara nga qeveria në detyrë qysh nga 27 marsi, ditën kur u certifikuan zgjedhjet.

Nga ana tjetër, ish-diplomati Avni Arifi tha se qeveria në detyrë çdo ditë e më shumë po shton pikëpyetje te ndërkombëtarët se ‘a ia ka vlejtë?’.

Ndërsa juristja Doruntina Meha thotë se qëndrimi i Kurtit me kabinetin e tij në institucione, përbën vepër penale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy