Ish-këshilltari i Thaçit kërkon reagim qytetar ndaj Gjykatës Speciale: “Statuset nuk mjaftojnë, është koha për veprim”

by informim peje

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentin Hashim Thaçi, ka kërkuar reagim qytetar ndaj Gjykatës Speciale.

Ai ka bërë me dije se tashmë është e ditur se nuk drejtësia nga Gjykata Speciale.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Behramaj ka shkruar se patriotizmi i rrjeteve sociale dhe statuset më nuk mjaftojnë.

Sipas tij, më nuk ka kohë për kalkulime politike.

“Drejtësia tashmë po dihet se nuk është në Gjykatën Speciale. Por, as padrejtësitë që vijnë prej saj, më nuk duhet të shikohen sikur të ishin një “reality show”. Sepse, atje historia po rishkruhet edhe me ndihmën e secilit që është duke heshtur. Hezitimi për të reaguar nuk është kujdes. Nuk është as qëndrim i mençur, por është dorëzim i heshtur. Dhe ky hezitim mund të jetë jashtëzakonisht i rehatshëm për shumëkënd, por është burg për të vërtetën tonë. Është burg për ata që e mundësuan lirinë, që e mundësuan intervenimin e NATO-s dhe e bënë Kosovën shtet. Patriotizmi i rrjeteve sociale nuk mjafton. As statuset nuk mjaftojnë. Ka ardhur koha që kalkulantët politikë t’i lëmë nëpër zyra dhe të dalim nga kjo mpirje kolektive. Ka ardhur koha për reagim qytetar, për zë e veprim kundër kësaj padrejtësie!”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy