Komentet e Grenell, Osmani sot mban konferencën për media

by informim peje

Presidentja Vjosa Osmani sot do të mbajë nga ora 16:30 konferencën e paralajmëruar për media.

Konferenca e Osmanit vjen pas komenteve të Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, i cili e ka kritikuar të dielën Osmanin, për siç ka thënë, “manipulimin e fjalëve” të presidentit amerikan, Donald Trump.

banner

Ai i është referuar një deklarate të Osmanit, të bërë më herët gjatë javës në Uashington, përgjatë së cilës i ka konfirmuar deklaratat e presidentit Trump se ai e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm nga Serbia në Kosovë “në javët e fundit”.

“Donald Trump është nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për punën e tij për paqe dhe normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë më 2019 dhe 2020 përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit në Zyrën Ovale. Osmani nuk ka qenë pjesë e asaj marrëveshjeje. Pretendimi që ka pasur diçka të re është absurde”, ka thënë Grenell përmes një postimi në X.

Në lidhje me këtë reagim të Grenell, derisa Osmani po qëndronte në SHBA, Presidenca ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media sapo të kthehet në Kosovë.

Në disa deklarime së fundit, Trump i ka përmendur Kosovën dhe Serbinë, duke thënë se ka parandaluar një konflikt mes tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy