Në ditën e zyrtarizimit të kandidaturës për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka dhënë një mesazh të qartë: ndryshimi për Prishtinën nis menjëherë dhe vendimet e rëndësishme nuk do të vonojnë.
Në videon e publikuar të shpalljes së kandidaturës, Ismaili ka paralajmëruar vendimin e tij të parë si kryetar i ardhshëm i kryeqytetit – rihapjen e Sheshit “Xhorxh Bush.”
Sheshi “Xhorxh Bush” te Katedralja u mbyll në fillim të mandatit aktual i Prishtinës, me arsyetimin për të ofruar një zgjidhje për trafikun në qytet. Megjithatë, prej asaj kohe nuk është bërë asnjë investim konkret, ndërkohë që bllokimi i kësaj nyje të rëndësishme për kryeqytetin ka rezultuar në rritje të ndjeshme të trafikut, pengesa në qarkullim dhe pakënaqësi nga qytetarët dhe bizneset përreth.
“Prishtinës i duhen zgjidhje konkrete dhe të shpejta për ta nxjerr nga kaosi dhe ngecja. Ky është njëri nga ato vendime” përçon mesazhin në video Uran Ismaili.

