Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 54-vjeçari

by informim peje

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Tiranës, automjeti i drejtuar nga shtetasi H. M., rreth 27 vjeç, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., 54 vjeç.

banner

I dëmtuari u transportua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Me datë 18.07.2025, në rrugën ‘Jordan Misja’, automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 54-vjeçari ka humbur jetën në spital,” njofton policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy