Izmaku: Presim sinjale pozitive nga takimi Kurti – Limaj që pritet të mbahet sot gjatë ditës

by engel

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka deklaruar se takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj, do të mbahet sot pasdite. Ajo theksoi se nga ky takim priten sinjale pozitive për tejkalimin e ngërçit politik në vend.

Sipas Izmakut, Nisma Socialdemokrate i ka ofruar bashkëpunim pa kushte Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë si një mundësi të mirë për të gjetur një zgjidhje politike.

banner

“Ne presim që sot të zhvillohet takimi. Pres një sinjal pozitiv nga ky takim dhe vullnet nga lideri i LVV-së. Ky është realiteti politik, dhe Nisma me liderin Fatmir Limaj e ka kuptuar qysh në fillim, duke zgjatur dorën e bashkëpunimit,” deklaroi Izmaku.

Ajo shtoi se pavarësisht se Nisma është një subjekt më i vogël në numra, mbetet një alternativë reale për zgjidhjen e krizës politike aktuale.

Takimi mes dy liderëve vjen në një moment kyç për vendin, ndërsa partitë politike janë ende në përpjekje për krijimin e një shumice stabile qeverisëse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy