Luftë ofertash për Granit Xhakën në Angli

by jonzefaj

Pas Sunderlandit, edhe disa skuadra tjera nga Premier League kanë shprehur interesim për mesfushorin Granit Xhaka.

Mësohet se Sunderlandi po synon ta finalizojë transferimin e Xhakës, por po sfidohet nga rivalët tjerë të kampionatit anglez.

banner

West Ham Unitedi, është njëri prej ekipeve që po kërkon shërbimet e Xhakës, i cili ka kontratë me Bayer Leverkusenin deri në vitin 2028.

Në fakt, këto dy skuadra nuk janë të vetmet në garë për Xhakën, i cili po monitorohet edhe nga Nottingham Foresti, Fulhami e Crystal Palace.

Tek Leverkuseni ende nuk kanë marrë një vendim të prerë në lidhje me të ardhmen e mesfushorit 32-vjeçarit, i cili këtë verë ka qenë ndër emrat më të kërkuar në tregun e futbollit.

Leverkuseni po dëshiron ta mbajë Xhakën, por në anën tjetër është gati për ta shitur nëse merr një ofertë të kënaqshme për kartonin e tij, të cilin po e vlerëson të paktën 15 milionë euro.

Xhaka, gjithashtu është në kontakte edhe me Fenerbahçen kurse ditë më parë ka dështuar kalimi i tij në Arabinë Saudite, te Neom SC.

Krahas këtyre ekipeve, Xhaka ka tërhequr edhe vëmendjen e ekipeve nga Serie A, me Milanin, Interin e Juventusin që ende duket se nuk janë dorëzuar për shërbimet e tij.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy