Revolucioni i Milanit vazhdon, Allegri kërkon largimin e 8 lojtarëve

by jonzefaj

Revolucioni i Milanit, i cili filloi me ardhjen e Igli Tares dhe Massimiliano Allegrit, do të vazhdojë në merkato.

Trajneri i lindur në Livorno dëshiron një organikë më të ulët dhe shumë lojtarë mund të largohen nga Milani deri në fund të sesionit veror të tregut të transferimit të lojtarëve.

banner

Trajneri i kuqezinjve, i cili ka bërë shumë kërkesa për të forcuar skuadrën aktuale, i ka kërkuar gjithashtu drejtuesve të klubit të zvogëlojnë skuadrën që aktualisht po stërvitet në Milanello me deri në 8 lojtarë që mund të largohen deri në fund të merkatos.

Allegri është i vetëdijshëm se, me vetëm dy kompeticione në dispozicion dhe asnjë ndeshje evropiane, rotacioni do të jetë në mënyrë të pashmangshme i kufizuar. Prandaj, me përjashtim të titullarëve të rregullt, shumë mund të preferojnë një largim për të gjetur më shumë kohë loje larg Milanellos.

Emri i parë është Malick Thiaw. Qendërmbrojtësi gjerman ka refuzuar një transferim te Como, por largimi i tij tani është i sigurt. Yunus Musah, Ismael Bennacer, Tommaso Pobega, Yacine Adli, Noah Okafor, Samu Chukëueze dhe Emerson Royal janë gjithashtu jashtë projektit të Milanit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy