Nesër seanca e 50-të konstituive, deputetët në “javën e së vërtetës”

by Nexhat

Nesër nga ora 11:00 shënohet seanca e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Legjislatura e nëntë e kuvendit nisi me probleme që në start, pasi deputetët nuk votonin për disa seanca raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.

banner

Komisioni për verifikimin e mandateve, Lëvizja Vetëvendosje pati propozuar Albulena Haxhiun si kandidate për kryetare të kuvendit, e të cilën në votim të hapur e provoi në disa seanca por që s’arriti t’i mblidhte votat e nevojshme, pasi në sallë numrin maksimal të votave i pati 57.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, e ndërroi mënyrën e votimit nga në të hapur në të fshehtë, duke e propozuar formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë.

Propozimi i Deharit për Komision për Votim të Fshehtë nuk i mori votat e nevojshme që të kalohej në këtë procedurë, shkruan Klankosova.tv.

Ndërsa më 12 maj, deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, e pati dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e insistimit të kalimit në votim të fshehtë.

Tri ditë më vonë, pra më 15 maj, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i pati ftuar në takim liderët e partive politike, Albin Kurtin nga VV, Memli Krasniqin nga PDK, Lumir Abdixhikun nga LDK e Ramush Haradinajn nga AAK për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga ngërçi, por ky takim kishte rezultuar i pasuksesshëm,

Derisa seancat e dështuara mbaheshin çdo 48 orë,  numërimi mbrapsht për 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës pati nisur të enjten e 26 qershorit, kur Gjykata Kushtetuese doli me aktvendim duke thënë se legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës duhet të konstituohet brenda 30 ditësh, që duke llogaritur nga nesër, 21 korrik, deputetët kanë kohë vetëm edhe 5 ditë për konstituim.

Partitë opozitare kishin cilësuar se sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, propozimi për Komisionin për Votim të Fshehtë ishte jokushtetues, e krejt ndryshe thoshte Lëvizja Vetëvendosje.

Pas aktgjykimit, e para e shtetit i pati ftuar liderët e partive politike në takimin e dytë, për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar për muaj të tërë, por që njëjtë si i pari, edhe ai kishte rezultuar me kohë të humbur e pa zgjidhje.

Pa zgjidhje të ngërçit, seancat konstituive patën vazhduar edhe më tej, e të cilat jo rrallë zgjasnin jo më shumë se 2-3 minuta, pasi Lëvizja Vetëvendosje s’i kishte votat e mjaftueshme për votim të fshehtë,

Së fundi, përkatësisht dje, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, mbajtën një takim kokë me kokë në një nga restorantet në kryeqytet.

As njëri e as tjetri s’e kanë thënë ende asnjë fjalë për atë se çka u bisedua në tavolinë, por që Klan Kosova ka marrë vesh se Kurti e Limaj pritet të takohen sërish në mënyrë që ta arrijnë një marrëveshje për rrugën përpara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy