MPJD paralajmëron: kujdes me dokumentet e skaduara, nuk lejohen në disa shtete gjatë tranzitit

by informim peje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët për kushtet që lidhen me udhëtimin drejt Kosovës me dokumente me afat të skaduar, përmes transportit rrugor.

Sipas njoftimit disa shtete gjatë tranzitit kërkojnë dokumente të vlefshme udhëtimi, pa përjashtim.

banner

“Udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e këtyre shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi. Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim MPJ-ja lut qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë.

“Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy