Kampionët e Holandës shprehin interesim për transferimin e Armando Brojës

by jonzefaj

Në garë për Armando Brojën është futur edhe PSV Eindhoven. Në Angli janë të bindur se shqiptari momentalisht ka katër destionacione ku mund të shkojë edhe pse me asnjërin prej klubeve Chelsea nuk ka hapur një tratativë konkrete.

Sipas medieve britanike përveç Parmës, Shtutgartit dhe Lajpcigut për shërbimet e sulmuesit shqiptar është interesuar edhe ekipi i PSV Eindhoven. Edhe pse Brojës i mungon goli në Premier League prej vitesh, për herë të fundit festoi në shkurt të 2022-it, skuadra holandeze mendon se shqiptari do të bëjë mirë në Eredivisie.

banner

Sipas medieve angleze drejtuesit e PSV-së kanë konsideratë për 23-vjeçarin, i cili është familjar me kampionatin holandez pasi luajti për disa muaj si i huazuar me ekipin e Vitesse.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy