“As Koci, as parlamenti, sot kanë vdekë 3 punëtorë” Dibran Hoxha thotë se është e vërejtshme që s’ka funksionim të institucioneve

by Nexhat

Analisti Dibran Hoxha është shprehur i shqetësuar me vdekjen e tre punëtorëve sot nga lëndimet që pësuan në vendet e tyre të punës.

Ai tha se ngjarja kryesore e ditës është vdekja e punëtorëve dhe jo avokati Koci që qethi flokët tek Kuvendi.

banner

“Mendoj që ngjarja kryesore e ditës nuk është Koci e as Parlamenti. Tre punëtorë kanë vdekë sot në vendet e tyre të punës, dy kanë vdekë në Gjakovë dhe një prej lëndimeve të mëhershme që i ka marrë. Ndërsa 18 persona kanë vdekur në vendet e tyre të punës nga janari deri më sot, që është me nxjerrë diskutimin”, tha Hoxha.

Këto shifra, ai tha se i shpalosi “për me tregu çfarë papërgjegjësie e kastës politike ekziston në Kosovë, përfshirë qeverinë aktuale dhe deputetët në përgjithësi. Këtu mungojnë institucionet e nuk ka përgjegjësi për pozitat që përfaqësojnë”, tha Hoxha në Pressing,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy