Abdixhku: Dega jonë në Shtime ka përfshirë 50% gra në listë

by Nexhat

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se në Shtime dega e tyre përfshinë 50% gra në listë.

“Në qytetin e Shtimes, me Kastriot Shabanin – kandidatin tonë – dhe me aktivistët e aktivistet tona të palodhshme. Në këtë qytet, dega jonë ka përfshirë 50% gra në listë – një shembull për t’u ndjekur nga çdo degë tjetër.

banner

Do të jemi pranë në secilin qytet. Sepse për Lidhjen tonë nuk ka komuna të mëdha apo të vogla – ka vetëm qytetarë që meritojnë shpresë, zhvillim dhe dinjitet. Ka vetëm një mision, një ëndërr, një qëllim: të ofrojmë politikë moderne, të zgjidhjeve të problemeve dhe të projekteve konkrete”, shkruan Abdixhiku.

“Kastrioti dhe ekipi i tij janë dëshmia më e mirë e këtij vizioni. Po e bëjnë punën drejt, me seriozitet e përkushtim”, përfundon ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy